Drogë dhe telefona, kontrolle të imtësishme në burgun e Peqinit, çfarë u gjet?

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni

Shtator 13, 2024 - 08:15
 0
Drogë dhe telefona, kontrolle të imtësishme në burgun e Peqinit, çfarë u gjet?

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni .Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit ka njoftuar policinë për marrjen e masave pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi kalcetos.

Nga kontrollet e imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive , në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 31 doza kokainë , 210 gr hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe 8 fisha karikimi.

Kjo ngjarje ka tronditur sistemin e sigurisë së burgjeve pasi tregon për një agresivitet dhe intensitet të veprimtarisë së grupeve kriminale me qëllim cënimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimeve penale .Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare . Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje , ndërsa është kaluar në gadishmëri në të gjitha IEDP .

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.