Si u kap droni me “porositë” e të burgosurve në burgin e Peqinit, nga kokaina tek karikuesit e telefonëve

Kokainë, telefonë dhe karikues, janë objektet e gjetura në oborrin e burgut të Peqinit. Lënda narkotike apo sende të tjera dërgoheshin përmes dronëve,

Shtator 13, 2024 - 09:30
 0
Si u kap droni me “porositë” e të burgosurve në burgin e Peqinit, nga kokaina tek karikuesit e telefonëve

Kokainë, telefonë dhe karikues, janë objektet e gjetura në oborrin e burgut të Peqinit. Lënda narkotike apo sende të tjera dërgoheshin përmes dronëve, teksa një prej tyre u pikas nga kamerat e sigurisë.

Droni që vërtitej mbi burgun e Peqinit mbante “porositë” e të burgosurve. Pas sinjalizimit dhe kapjes së dronit u zbulua se në të ndodheshin 31 doza kokainë , 210 gr hashash, disa aparate telefonash celularë  si edhe  8 fisha karikimi.

Kjo ngjarje është e përsëritur, pasi pak ditë më parë janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare. Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gadishmëri në të gjitha IEDP./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.