Shiste doza kokaine në lokalin e tij, vihet në pranga 44-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalin e tij. Policia njofton se gjatë kontrolleve

Shtator 13, 2024 - 10:20
 0
Shiste doza kokaine në lokalin e tij, vihet në pranga 44-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalin e tij.

Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, u gjet lënda narkotike dhe mjete për tregtimin e saj.

“Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.