Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, në makinë edhe fëmijët e mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Drejtuesi i automjetit K.B. në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e […]

Shtator 13, 2024 - 10:20
 0
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, në makinë edhe fëmijët e mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit K.B. në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.