Droni me kanabis dhe celularë, Drejtoria e Burgjeve sqaron çfarë ndodhi në burgun e Peqinit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar me një deklaratë për shtyp lidhur me incidentin që ndodhi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin, ku një dron në fluturim u konstatua brenda rrethimit. Në deklaratë sqarohet se droni është konstatua duke hedhur disa pako brenda burgut rreth orës 20:37 të mbrëmjes së djeshme. “Në […]

Shtator 13, 2024 - 13:45
 0
Droni me kanabis dhe celularë, Drejtoria e Burgjeve sqaron çfarë ndodhi në burgun e Peqinit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar me një deklaratë për shtyp lidhur me incidentin që ndodhi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin, ku një dron në fluturim u konstatua brenda rrethimit.

Në deklaratë sqarohet se droni është konstatua duke hedhur disa pako brenda burgut rreth orës 20:37 të mbrëmjes së djeshme.

“Në datën 12 shtator 2024, rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin konstatuar një mjet fluturues, dron, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, ku për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut. Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të IEVP Peqin”, thuhet në deklaratë.

Pas kontrolleve të detajuara, është zbuluar se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se pas konstatimit të dronit janë marrë menjëherë një sërë masash për të rritur sigurinë në burgun e Peqinit, duke përfshirë shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta.

Po ashtu masat përfshijnë kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të burgut, si dhe analizimin e ngjarjes për  përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në të.

“Po ashtu, është parashikuar që të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme”, sqaron Drejtoria e Burgjeve.

Për ngjarjen në fjalë ka nisur edhe një hetim nga policia dhe prokuroria, me synimin për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i vënë përpara drejtësisë, ndërsa të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.