500 të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj shkollave të OKB-së në Gaza

Të paktën 563 palestinezë janë vrarë në sulmet që Izraeli ka kryer që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ndaj shkollave

Shtator 13, 2024 - 15:25
 0
500 të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj shkollave të OKB-së në Gaza

Të paktën 563 palestinezë janë vrarë në sulmet që Izraeli ka kryer që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ndaj shkollave që i përkasin Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Gaza.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Medias të UNRWA-së në Gaza, Inas Hamdan tha se kjo shifër është tronditëse, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Hamdan vuri në dukje se të paktën 563 njerëz kanë vdekur dhe 1.790 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera ndaj shkollave të UNRWA-së që nga fillimi i luftës.

Duke deklaruar se deri më tani kanë vdekur 220 njerëz nga personeli i UNRËA-së që ofronte ndihma shëndetësore dhe ushqimore për të zhvendosurit si rezultat i sulmeve të Izraelit, Hamdan paralajmëroi se situata humanitare në Gaza do të përkeqësohet nëse nuk sigurohet mjedisi i sigurt i nevojshëm për UNRWA-në për të vazhduar punën e saj.

Nga ana tjetër, Izraeli dhe Palestina duket se janë larg një marrëveshjeje armëpushimi, ndonëse ndërkombëtarët po insistojnë në gjetjen e “formulës” që do çonte në dakordësi mes palëve, e mëtej në ndaljen e gjakderdhjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.