Chiara Ferragni kërkon 20 mijë euro në muaj nga Fedez për fëmijët

Divorci mes Chiara Ferragni dhe Fedez po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ata kanë patur takimin e tyre të parë pas ndarjes mes avokatëve. Blogerja italiane ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj Marina Di Guardo ndërsa reperi me asistentin e tij. Marrëdhëniet midis ish-partnerëve kanë qenë jashtëzakonisht të ftohta, aq sa Fedez […]

Shtator 13, 2024 - 15:35
 0
Chiara Ferragni kërkon 20 mijë euro në muaj nga Fedez për fëmijët

Divorci mes Chiara Ferragni dhe Fedez po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ata kanë patur takimin e tyre të parë pas ndarjes mes avokatëve. Blogerja italiane ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj Marina Di Guardo ndërsa reperi me asistentin e tij.

Marrëdhëniet midis ish-partnerëve kanë qenë jashtëzakonisht të ftohta, aq sa Fedez nuk ka përshendetur as ish-vjehrrën e tij. Mediat e shtetit fqinj që citojnë burime bëjnë të qartë se blogerja synon t’i marrë gjithçka duke i kërkuar atij një shumë të madhe parash çdo muaj.

Chiara Ferragni shpjegoi se dëshironte 20,000 euro në muaj për të siguruar shkollimin dhe kujdesin shëndetësor të fëmijëve të tyre, por avokatët e reperit e kundërshtuan menjëherë shumën. Thuhet se avokatët e Fedez kanë propozuar shumën prej 5 deri në 6 mijë euro.

Blogerja nuk ka pranuar propozimin dhe mësohet të ketë thënë gjatë takimit se reperi ka disa milionë euro në bankë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.