FOTO/ Dalin pamjet e aksidentit në Lushnje, makina luksoze përfundon në kanal, shoferi te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte, për fat të mirë pa viktima.

Shtator 13, 2024 - 15:50
 0
FOTO/ Dalin pamjet e aksidentit në Lushnje, makina luksoze përfundon në kanal, shoferi te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte, për fat të mirë pa viktima. Aksidenti ndodhi në orën 06:30 të mëngjesit teksa shoferi humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

Siç duket edhe nga fotot, automjeti tip Mercedez “GLE” ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.