Vuçiç shpall masat për Kosovën: Kthimi i serbëve në institucione, mbajtja e zgjedhjeve dhe formimi i asociacionit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic doli në një konferencë për shtyp drejtuar kombit sa i takon situatës në katër komunat verire të Kosovës

Shtator 13, 2024 - 19:00
 0
Vuçiç shpall masat për Kosovën: Kthimi i serbëve në institucione, mbajtja e zgjedhjeve dhe formimi i asociacionit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic doli në një konferencë për shtyp drejtuar kombit sa i takon situatës në katër komunat verire të Kosovës të banuara me shumicë sëbe.

Vuçiç paraqiti 7 kërkesa dhe përpara shpalljes së tyre tha se ky nuk ishte një vendim i lehtë.

Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën dhe Metohinë. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime. Sido që të ishin këto masa, askush nuk do të ishte i kënaqurn gjithsesi”, u shpreh Vuçiç.

Mes kërkesave të Vucic janë shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e OSBE dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian si dhe kthimi i serbëve në rajonet e policvisë në veridhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit të cilat vucic i quan të paligjshme në katër komunat veriore, formimin e Asociacionit si dhe rikthimi i valutës serbe janë mes kërkesave të tjera që vucic ka paraqitur.

Ne do të nisim një fushatë globale diplomatike për për të arritur plotësimin e kërkesave të cilat kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e pakicës serbe që jeton në Kosovë e Metohi”, tha Vuçiç.

Përveç këtyre kërkesave, Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët.

Ndërkohë më herët kryeministri i Kosovës Albin Kurti  reagoi duke thënë se Vuçiç në bashkëpunim me rusinë po përgatit kercënime dhe ultimatume të reja ndaj ksoovës. Përmes një psotimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se qasja e pushtetit në Serbi është dëshpëruese ndërsa po synohet të normalizohen këto kërcënime të cilat sipas tij po arsyetohen me lajme të rreme dhe fushata dezinformuese.

Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore”, dekalroi Kurti.

Situata ne veri eshte tensionuar edhe me shume pas mbylljes se institucioneve paralele që vazhdonin aktivitetin e tyre në Mitrovicë të veriut Zvecan Leposavic dhe Zubin Potok. /Vizionplus.tv/

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.