Projeksioni i Ligës së Kombeve, si janë shanset e Shqipërisë në grup

Kombëtarja shqiptare luajti dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve të këtij edicioni. Kuqezinjtë arritën të marrin tri pikë, në atë fitore me Ukrainën në Pragë, ndërsa ndeshja e dytë u humb me Gjeorgjinë në Tiranë.   Një nga projeksionet e “We Global Football” në lidhje me përfundimin në grupin ku ndodhen kuqezinjtë, sjell […]

Shtator 13, 2024 - 19:40
 0
Projeksioni i Ligës së Kombeve, si janë shanset e Shqipërisë në grup

Kombëtarja shqiptare luajti dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve të këtij edicioni. Kuqezinjtë arritën të marrin tri pikë, në atë fitore me Ukrainën në Pragë, ndërsa ndeshja e dytë u humb me Gjeorgjinë në Tiranë.

 

Një nga projeksionet e “We Global Football” në lidhje me përfundimin në grupin ku ndodhen kuqezinjtë, sjell në formë përqindjeje si janë shanset për kombëtaret. Për ekipin tonë përfaqësues, 50.2 % janë që të zbresë një ligë më poshtë duke përfunduar grupin në vendin e fundit, edhe pse Ukraina ka 0 pikë dhe ne kemi 3. Megjithatë, janë katër ndeshje për t’u luajtur dhe kuotimi që i bëhet Shqipërisë, është për 33.8 për qind që del në vendin e tretë në grup dhe luan “play out” për një ligë më poshtë.

Projeksioni për të përfunduar grupin në vendin e dytë dhe për të kapur “play off”-in e ngjitjes një ligë më lart, janë në normën 13.9 % dhe vendi i parë në grup ja jep 2.1 për qind. Ndërkohë, Gjeorgjia ka shanset më të mëdha për ta mbyllur e para, logjikisht sepse kanë arritur të marrin dy fitore.

Për vendin e dytë, më shumë shanse ka Republika Çeke, që është me 51.4 për qind. Gjithsesi, ky është vetëm një projeksion dhe gjithçka mund të ndodhë, pasi në grup mbetet çdo gjë e hapur. Dy sfidat e radhës së Kombëtares shqiptare janë në muajin tetor, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, të dyja në transfertë.

projeksioni

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.