VIDEO/ Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Rumani, Kallaku asist, Ishmi shënon gol

Sherif Kallaku dhe Isnik Alimi, ishin protagonistë pasditen e sotme te skuadra rumune e Sepsit, në triumfin 3-0 të arritur ndaj Botosanit. Mesfushori

Shtator 13, 2024 - 20:45
 0
VIDEO/ Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Rumani, Kallaku asist, Ishmi shënon gol

Sherif Kallaku dhe Isnik Alimi, ishin protagonistë pasditen e sotme te skuadra rumune e Sepsit, në triumfin 3-0 të arritur ndaj Botosanit.

Mesfushori nga Fushë-Kruja dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 10-të, teksa Debeljuh, nuk fali duke tundur rrjetën.

Në minutën e 63-të, ishte radha e Isnik Alimit, shqiptarit që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, i cili nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishoi shifrat.

Për golin e tretë, që vulosi edhe sfidën mendoi Oberlin në minutën e 87-të. Për Kallakun ky ishte asisti i parë në këtë sezon të ri. Ndërsa edhe për Alimin goli i shënuar sot ishte i pari në këtë edicion me Sepsin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.