EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vendosi të përjashtojë nga stadiumi për një afat të pacaktuar 5 tifozë për incidentet që u regjistruan në ndeshjen Vllaznia-Tirana, në fund të gushtit. Sipas FSHF, 5 persona kanë shkelur ligjin për sportin me sjelljen e tyre dhe për këtë arsye një shkresë iu dërgua dhe policisë së […]

Shtator 13, 2024 - 21:00
 0
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vendosi të përjashtojë nga stadiumi për një afat të pacaktuar 5 tifozë për incidentet që u regjistruan në ndeshjen Vllaznia-Tirana, në fund të gushtit.

Sipas FSHF, 5 persona kanë shkelur ligjin për sportin me sjelljen e tyre dhe për këtë arsye një shkresë iu dërgua dhe policisë së shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i FSHF

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Devid Arben Pesjaka

Shpëtim Ardian Xorxi

Shendi Roland Sata

Arben Petrit Sulaj

Mirash Irfan Lila

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.