“Revanshi”/ GJKKO lë në qeli ish-drejtorin e policisë së Lezhës

Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Mitri u vetëdorëzua pak

Shtator 14, 2024 - 10:30
 0
“Revanshi”/ GJKKO lë në qeli ish-drejtorin e policisë së Lezhës

Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Mitri u vetëdorëzua pak ditë më parë.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se ish drejtori i policisë së Lezhës së bashku me avokatin e tij nuk dhanë sqarime në gjykatë pasi kërkuan të njihen me dosjen, ndërsa lajmëruan se do të apelojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.

Henerigert Mitri akuzohet  për “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Aktiviteti i jashtëligjshëm i Mitrit u zbulua pas zbardhimit të bisedave në “SKY ECC.

“Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, njoftoi policia pak ditë më parë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.