Goditet ‘tregtia’ e drogës pranë shkollave, 24 të arrestuar në Tiranë, Vocaj: U kapën kokainë, LSD dhe…

Policia e Tiranës ka goditur një grup prej 28 personash që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Gjatë operacionit të koduar “Tempulli 4”, u arrestuan 24 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë shtypi ku bëri të ditura rezultatet e këtij aksioni, tha […]

Shtator 14, 2024 - 12:15
 0
Goditet ‘tregtia’ e drogës pranë shkollave, 24 të arrestuar në Tiranë, Vocaj: U kapën kokainë, LSD dhe…

Policia e Tiranës ka goditur një grup prej 28 personash që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit të koduar “Tempulli 4”, u arrestuan 24 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë shtypi ku bëri të ditura rezultatet e këtij aksioni, tha se grupi kriminal shpërndante kokainë, marijuanë dhe drogëra sintetike afër shkollave, në lokale nate dhe zona të ndryshme të Tiranës.

Hetimi ka zgjatur disa muaj dhe u ndoq me metoda speciale. Gjatë operacionit, u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza lëndë narkotike të drogërave sintetike si ekstazi, LSD etj.

Policia sqaroi se hetimi vijon edhe për përfshirjen e personave të tjerë, si dhe të furnizuesve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.