Do kalonin ilegalisht nga Franca për në Angli, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Një varkë me emigrantë është përmbysur mbrëmjen e të shtunës në Kanalin e La Manshit, teksa kanë qenë duke kaluar ilegalisht kufirin nga

Shtator 15, 2024 - 09:35
 0
Do kalonin ilegalisht nga Franca për në Angli, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Një varkë me emigrantë është përmbysur mbrëmjen e të shtunës në Kanalin e La Manshit, teksa kanë qenë duke kaluar ilegalisht kufirin nga Franca për në Angli.

Sipas të dhënave nga zyrtarët francezë, disa persona kanë humbur jetën, shkruan BBC. 

“Disa emigrantë humbën jetën,” tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave apo edhe origjinën e tyre.

Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.