Përmbyset autobusi me turistë në Egjipt, plagosen dhjetëra persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt. Një autobus turistik është përmbysur në autostradën Suez-Kairo, duke plagosur 43 turistë, raporton egjiptian Cairo

Shtator 15, 2024 - 10:50
 0
Përmbyset autobusi me turistë në Egjipt, plagosen dhjetëra persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt.

Një autobus turistik është përmbysur në autostradën Suez-Kairo, duke plagosur 43 turistë, raporton egjiptian Cairo 24.

Në aksident, përveç drejtuesit të autobusit, janë lënduar edhe 11 turq, tre egjiptianë, dy anglezë, 21 rusë dhe 9 italianë, të cilët janë transportuar në kompleksin mjekësor të Suezit.

Ende po punohet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Gjeneralmajor Tariq Hamid Al-Shazli, guvernatori i Suezit, urdhëroi ngritjen e nivelit të gatishmërisë në kompleksin mjekësor në Suez dhe thirrjen e ekipeve mjekësore për të trajtuar të plagosurit në aksident. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.