Vrau Kejsi Hysën dhe i dogji trupin, ekstradohet i dënuari me 30 vite burg

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës me 30 vite burgim për vrasje me dashje, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri. 52-vjeçari u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i […]

Shtator 15, 2024 - 11:15
 0
Vrau Kejsi Hysën dhe i dogji trupin, ekstradohet i dënuari me 30 vite burg

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës me 30 vite burgim për vrasje me dashje, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

52-vjeçari u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Ai ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.