Rrëfehet moderatorja Kostana Morava: Si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht
Moderatorja Kostana Morava ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e saj si rrallë herë. Ajo tregoi se nuk e ka pasur të lehtë punën e saj, ndërsa ka rrëfyer edhe sesi është përballur me një ngacmim seksual në punë. Kostana: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar […]
Moderatorja Kostana Morava ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e saj si rrallë herë.
Kostana: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para.
Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike.
Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajzën e tij…”
Erjona: Pra, është i martuar?
Kostana: Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.
Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.
Top Channel
What's Your Reaction?