Pastruesja bashkëpunon me dy vëllezër për të vjedhur pronarët e shtëpisë, policia zbulon skemën në Durrës

Dy persona, janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Ngjarja është regjistruar në Durrës, pasi policia kishte marrë kallëzim nga një 59-vjeçar se në banesë i kishin vjedhur shumë parash dhe bizhuterish. Nga hetimet rezultoi se vjedhja ishte kthyer pa thyerja, pra dyshimet ishin që ishte hapur dera. Sipas policisë ka […]

Shtator 15, 2024 - 13:00
 0
Pastruesja bashkëpunon me dy vëllezër për të vjedhur pronarët e shtëpisë, policia zbulon skemën në Durrës

Dy persona, janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje.

Ngjarja është regjistruar në Durrës, pasi policia kishte marrë kallëzim nga një 59-vjeçar se në banesë i kishin vjedhur shumë parash dhe bizhuterish.

Nga hetimet rezultoi se vjedhja ishte kthyer pa thyerja, pra dyshimet ishin që ishte hapur dera.

Sipas policisë ka qenë një 33-vjeçare me iniciale E.K që punonte si sanitare në këtë banesë që ka siguruar një kopje të çelësit të banesës.

Më pas ajo ia ka dhënë atë dy vëllezërve 42-vjeçarit F.H (i arrestuar) dhe 36-vjeçarit A.H (i shpallur në kërkim) dhe i ka thënë atyre se kur pronarët nuk ishin në shtëpi.

“Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F.H, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se e kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, njoftoi policia.

Mësohet se vëllezërit kishin njohje me pronarët e shtëpisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.