Rey Manaj, nga “parajsa në ferr”, sulmuesi kuqezi shënon për Sivasspor, por më pas dëmtohet

Rey Manaj ishte protagonist në të mirë e në të keq për Sivaspor, në javën e katërt të kampionatit turk. Skuadra e tij

Shtator 15, 2024 - 15:20
 0
Rey Manaj, nga “parajsa në ferr”, sulmuesi kuqezi shënon për Sivasspor, por më pas dëmtohet

Rey Manaj ishte protagonist në të mirë e në të keq për Sivaspor, në javën e katërt të kampionatit turk.

Skuadra e tij fitoi 3 me 2 kundër Gaziantep, sukses me rëndësi për klasifikimin. Manaj si zakonisht titullar, barazoi përkohësisht rezultatin në 1 me 1, pas një gjuajtjeje të saktë me kokë në minutën e 36.

Ky ishte goli i parë sezonal për Manajn, por 6 minuta më vonë, sulmuesi i kombëtares kërkoi ndërrim për shkak të një problemi fizik.

Analizat vërtetuan një problem të rëndësishëm në pjesën e pasme të kofshës. Dëmtimi do ta mbajë larg fushave për disa javë.

Gjasat janë që rikthimi në fushë të jetë për fundin e muajit tetor, ndaj Manaj humbet ndeshjet e tetorit me kombëtaren. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.