Ky është Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, momenti i arrestimit

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar foton e Lul Rakajt, autorit të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe. Rakaj, u

Shtator 15, 2024 - 16:00
 0
Ky është Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, momenti i arrestimit

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar foton e Lul Rakajt, autorit të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.

Rakaj, u arrestua tre orë pas ngjarjes nga forcat RENEA. Fillimisht ai bëri rezistencë, por pa rezultat.

Nëndrejtori i policisë Shkodër Akil Kalo në një dalje për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Rakajt.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar. Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej”, tha Kalo.

Rakaj qëlloi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele Besmir Cofin dhe Avenir Hasanaj, në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbit që ka marrë në gjoks. Burime nga grupi hetimor, bënë me dije për gazetarin Kolvata se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës.

Rakaj rezulton person me precedent penal, pasi afro 15 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe. Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.