Humbja me Gjeorgjinë, shpërthen Matraxhiu: Kemi trajner me aftësi të kufizuara. Patushi: Përjashtimi i Muçit lojë menaxherësh

Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu dhe ish-futbollisti Saimir Patushi kanë “shënjestruar” trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjo, ndërsa ishin të ftuar në “Studio Sport”

Shtator 15, 2024 - 23:00
 0
Humbja me Gjeorgjinë, shpërthen Matraxhiu: Kemi trajner me aftësi të kufizuara. Patushi: Përjashtimi i Muçit lojë menaxherësh

Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu dhe ish-futbollisti Saimir Patushi kanë “shënjestruar” trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjo, ndërsa ishin të ftuar në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus.

Për Patushin mosaktivizimi i Muçit është lojë e pastër menaxherësh, duke e cilësuar një turp.

Ndërsa për Matraxhiun trajneri Silvinjo tregoi se është me aftësi të kufizuara.

Pjesë nga biseda:

Matraxhiu: Pse Muçi nuk është aty.

Patushi: Andi e ka të vështirë ta thotrë, kjo është lojë menaxherësh.

Matraxhiu: Të luash në Beshiktash dhe nuk e ke menaxherin e fortë.

Patushi: Çfarë thua o Andi?

Matraxhiu: E pse nuk qënka i fortë menaxheri i Muçit?

Patushi: E dëgjove dy ditë para si tha për Muçin, është lojatri kryesor.

Matraxhiu: Muçi është një lojtar që nuk ka nevojë për koment. Nuk do vijë Silvinjo të më tregojë mua kush është Muçi. Unë mendoj se trajneri i kombëtares shqiptare ëhstë trajner me aftësi të kufizuara. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.