Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke sjellë reshje të pakta shiu. Ndërsa në orët e pasdites, vranësirat do të shpeshtohen në të […]

Shtator 16, 2024 - 09:25
 0
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa në orët e pasdites, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu, më të theksuara në zonat Jugore si edhe zonat përgjatë kufirit Lindor.

E njëjta situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmjë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.