Kush është Ryan Routh, i dyshuar për atentatin ndaj Trump në fushën e golfit, zbulohet e shkuara e tij

Kush është Ryan Routh, i dyshuari për tentativën për atentat ndaj Trump me precdentë të mëparshëm penalë Detaje të reja kanë dalë në dritë për të dyshuarin e arrestuar, që sipas FBI-së dukej se tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump. Mediat amerikane e kanë identifikuar atë si Ryan Routh 58 vjeç. Sipas të dhënave […]

Shtator 16, 2024 - 10:50
 0
Kush është Ryan Routh, i dyshuar për atentatin ndaj Trump në fushën e golfit, zbulohet e shkuara e tij

Kush është Ryan Routh, i dyshuari për tentativën për atentat ndaj Trump me precdentë të mëparshëm penalë
Detaje të reja kanë dalë në dritë për të dyshuarin e arrestuar, që sipas FBI-së dukej se tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump. Mediat amerikane e kanë identifikuar atë si Ryan Routh 58 vjeç. Sipas të dhënave publike, Routh është punëtor ndërtimi, me një histori të gjatë shkeljesh.

Ai ishte zhvendosur nga Karolina e Veriut në Havai disa vite më parë dhe njihej si mbështetës i Partisë Demokratike, por edhe i Ukrainës në faqet e tij në mediat sociale. Sipas shkrimeve të tij në këto rrjete, Routh bëri thirrje që luftëtarët e huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.

58-vjeçari nuk kishte përvojë ushtarake, por New York Times shkruan se ai kishte udhëtuar në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022 për të gjetur rekrutë ushtarakë mes ushtarëve afganë që kishin ikur nga talebanët.

Në profilin e tij ka edhe mesazhe pro-palestineze, pro-Tajvanit dhe kundër Kinës, duke përfshirë pretendimet për luftën biologjike kineze, duke iu referuar virusit Covid-19 si një sulm. Sipas mediave amerikane Routh u akuzua dhe u dënua për vepra të shumta penale në Karolinën e Veriut midis viteve 2002 -2010. Ato përfshijnë mbajtjen e një arme pa leje, rezistencë ndaj arrestimit nga një oficer policie, drejtim mjeti pasi i ishte hequr patenta dhe posedim të pasurisë së vjedhur.

Paraqitja e tij e parë në gjykatë pritet të hënën në gjykatën e Palm Beach pranë Mar-a-Lagos. Duke folur për mediat amerikane, djali i Routh, Oran, e përshkroi 58-vjeçarin si një baba të dashur dhe të kujdesshëm, duke mos e besuar se ia ishte në gjendje të kryente një akt të tillë të dhunshëm.

Ryan Routh u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret, pasi tentoi të qëllojë me pushkë kandidatin presidencial të republikanëve Trump në klubin e tij të golfit në West Palm Beach pranë rezidencës së tij në Mar-a-Lago në Florida.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.