Tajfuni Yagi në Vietnam shkakton dëm ekonomik prej afro 1.5 miliardë eurosh

Kalimi shkatërrues i tajfunit Yagi ka shkaktuar dëm ekonomik prej afro 1.5 miliardë eurosh në Vietnam, njoftuan media shtetërore, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit

Shtator 16, 2024 - 11:00
 0
Tajfuni Yagi në Vietnam shkakton dëm ekonomik prej afro 1.5 miliardë eurosh

Kalimi shkatërrues i tajfunit Yagi ka shkaktuar dëm ekonomik prej afro 1.5 miliardë eurosh në Vietnam, njoftuan media shtetërore, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së foli për një ndikim shkatërrues në sigurinë ushqimore në Mianmar.

Tajfuni Yagi shkaktoi përmbytjet më të rënda në historinë e dekadave të fundit në vend.

Një raport i përkohshëm nga qeveria vietnameze i vendos “humbjet” ekonomike të shkaktuara nga Yagi në 40 trilion dong (1.47 miliardë euro), raportoi radiostacioni kombëtar Zëri i Vietnamit, pa treguar se si u llogarit kjo shifër.

Sipas numrit të fundit zyrtar të vdekjeve, 292 njerëz kanë vdekur dhe 38 janë të zhdukur, ndërsa më shumë se 230,000 shtëpi janë dëmtuar dhe më shumë se 2,800,000 hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar në Vietnamin verior./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.