Sulm në një shkollë ruse, 13-vjeçari plagos me çekiç dy vajza, një djalë dhe një mësues

Katër persona u plagosën këtë të hënë në një shkollë në Chelyabinsk, Rusi. Autor i sulmit është një nxënës 13-vjeçar, thanë autoritetet lokale. “Shpallet gjendja e

Shtator 16, 2024 - 11:55
 0
Sulm në një shkollë ruse, 13-vjeçari plagos me çekiç dy vajza, një djalë dhe një mësues

Katër persona u plagosën këtë të hënë në një shkollë në Chelyabinsk, Rusi.

Autor i sulmit është një nxënës 13-vjeçar, thanë autoritetet lokale.

“Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shkollën 68 në Chelyabinsk,” shkroi guvernatori rajonal Alexei Teksler në Telegram.

I armatosur me një çekiç një student sulmoi studentët dhe mësuesit përpara se të arrestohej.

Katër persona, duke përfshirë dy vajza, një djalë 13-vjeçar dhe një mësues, u plagosën dhe po marrin mjekim.

Sipas një burimi policor, të cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, sulmuesi 13-vjeçar kishte me vete gjithashtu një thikë dhe një armë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.