Ndërron jetë vëllai i Michael Jackson! Fëmijët i bëjnë dedikimin e veçantë të muzikantit: Na mbrojte dhe na mësove të duam njëri-tjetrin

Tito Jackson, një anëtar i grupit “Pop Jackson 5” dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Muzikanti ishte pjesë e grupit ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael Jackson, i cili vdiq në 2009. Së […]

Shtator 16, 2024 - 12:30
 0
Ndërron jetë vëllai i Michael Jackson! Fëmijët i bëjnë dedikimin e veçantë të muzikantit: Na mbrojte dhe na mësove të duam njëri-tjetrin

Tito Jackson, një anëtar i grupit “Pop Jackson 5” dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.

Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Muzikanti ishte pjesë e grupit ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael Jackson, i cili vdiq në 2009.

Së fundmi udhëtoi në Mynih ku grupi do të jepte një koncert. Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i po të njëjtës familje, tha për “Entertainment Tonight” se Tito Jackson vdiq të hënën, më 16 shtator.

Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe TJ Jackson, konfirmuan lajmin në një postim në Instagram:

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar. Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë. Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë “Tito’s time” për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë bëri gjithmonë, na mbrojti dhe na mësoi të duam njëri-tjetrin’. Të duam,” shkruhej në postim.

Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Want You Back’.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.