Zhgënjim dhe braktisje

Nga Artur Ajazi Kreu i Partisë Demokratike, ende nuk e ka bindur vehten se, pas humbjes së sigurtë në 2025, e pret zhgënjimi dhe braktisja e madhe, nga shumica e atyre që ai do ti fusë në listën për deputetë. Berisha akoma po përjeton “ngazëllim”, pasi po e mblidhen akoma njerëz poshtë ballkonit çdo pasdite, […]

Shtator 16, 2024 - 13:40
 0
Zhgënjim dhe braktisje

Nga Artur Ajazi

Kreu i Partisë Demokratike, ende nuk e ka bindur vehten se, pas humbjes së sigurtë në 2025, e pret zhgënjimi dhe braktisja e madhe, nga shumica e atyre që ai do ti fusë në listën për deputetë. Berisha akoma po përjeton “ngazëllim”, pasi po e mblidhen akoma njerëz poshtë ballkonit çdo pasdite, deri ditën kur ata dhe ndonjëri që vjen me “bodec”, do të ndjehen të sigurtë se janë në lista. Kjo është e natyrshme, pasi nuk ndjehesh mirë  si deputet, kur në Parlament shihesh si “dele e zezë”, dhe nuk të begenis asnjë prej ndërkombëtarëve. Një parti politike si PD-ja, e ngritur mbi idealet e studentëve të Dhjetorit  1990, dhe  e katandisur sot në antiemarikane dhe antieuropiane, natyrisht këtë fat do të kishte. Në politikë, nuk ka përjetësi. Gabove, largohu. Humbe, largohu. Kthim pas nuk ka. Rikthimi dhe imponimi, shpesh të kthehen në  boomerang, dhe nuk ke shansin të rikthehesh kurrë në pushtet. Një parti politike, ngrihet mbi principe dhe programe serioze, ku përcaktohen qartë roli, pozicioni dhe detyrimet që rrjedhin prej postit dhe mandatit si kryetar, apo dhe ofiqe të tjera partiake. Në PD-në e Berishës, asnjë prej këtyre normave dhe kritereve, nuk është zbatuar kurrë. Berisha ka bërë politikë në vitet ’90 deri nga vitet 2000, dhe kujton se gama dhe metodologjia e ndjekur dikur, mund ti hyjnë në punë edhe sot. Në politikën e sotme, gjithçka shihet në funksion të ardhmërisë, duke u kondicionuar jo vetëm nga mbështetja  e brëndshme,  por gjithmonë nga mbështetja ndërkombëtare. Për një vend të vogël  si yni, kjo mbetet teorikisht dhe praktikisht  një  eksperiencë që nuk duhet harruar. Berisha mendon edhe sot se, “mund t’ja dal mbanë edhe pa mbështetjen amerikane dhe europiane, mjafton të më mblidhen nja 200 vetë poshtë ballkonit”. Partia Demokratike, sot nuk di ku janë strukturat, nuk di numrin e saktë të anëtarëve dhe mbështetësve, nuk ka konturuar vijën dhe programin e saj politik,  dhe nuk ka siguri për aleatët që do ti bashkohen asaj në fushatë. Ndërkohë rrjedhja dhe braktisja  prej militantëve, i ka ardhur jo vetëm si pasojë e qëndrimit të gjatë në “stol”, por edhe si shkak i drejtimit të gabuar të lidershipit të saj. Deri  ditën e votimit në 2025, Berisha do ti mbajë “me garjet” të vetët, ndërkohë  që pas humbjes, zhgënjimi dhe braktisja, do të jenë sfida të papërballueshme. Ai po i qëndron fort premtimit  të tij se “nuk ka kthim pas, ne do të fitojmë, në 2025 Rama ikën nga pushteti”. Arsyeja ?  Për të ndalur braktisjen  dhe gjetur deri atëhere  një “alibi” bindëse për humbjen e rradhës. Dihet se, avazi me “vjedhje votash”, do ti paraprijë betejës me “mullinjtë e erës”, deri në rreshtin e fundit të fjalimit, ku do të thuhet se “me mua kryetar partie, demokratët do të nisin në mbarë  vendin  sërish protestat e fuqishme antiRama”. A thua ta besojë njeri pastaj ? As Paloka  nuk  mendoj se do të rrijë  më në PD, të paktën kështu ka deklaruar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.