Itali, 22-vjeçarja varrosi foshnjen e porsalindur në një fushë, policia gjen një tjetër trup në të njëjtin vend

Një e re 22-vjeçare akuzohet nga prokuroria e Parmës për vrasje dhe fshehje të një kufome, e cila dyshohet se ka vrarë dhe varrosur fëmijën e saj

Shtator 16, 2024 - 14:50
 0
Itali, 22-vjeçarja varrosi foshnjen e porsalindur në një fushë, policia gjen një tjetër trup në të njëjtin vend

Një e re 22-vjeçare akuzohet nga prokuroria e Parmës për vrasje dhe fshehje të një kufome, e cila dyshohet se ka vrarë dhe varrosur fëmijën e saj të porsalindur në një fushë pranë shtëpisë së saj. Trupi i të porsalindurit u gjet në fillim të muajit gusht, pas hetimeve të karabinierëve.

Disa ditë më parë, autoritetet policore gjetën në të njëjtën fushë eshtrat e një foshnje tjetër, e cila sipas hetimeve të deritanishme duhet të jetë varrosur në këtë vend rreth një vit më parë.

Gruaja, e cila studion për drejtësi në Parma, deri më tani ka pranuar përgjegjësinë vetëm për vrasjen e parë.

Babai i foshnjës dhe i fejuari i vajzës, i cili është në të njëjtën moshë me të, duket se nuk ka qenë në dijeni që partnerja e tij ishte shtatzënë dhe nuk është akuzuar. Sipas prokurorëve, gruaja lindi vetë, pa asnjë ndihmë nga një mjek apo infermiere dhe askush nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

Nga ana tjetër, lajmi për gjetjen e trupit të foshnjës së dytë në terren është i konfirmuar edhe nga autoritetet vendase, por hetimet lidhur me analizat e ADN-së nuk kanë përfunduar ende./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.