Detaje të reja për atentatorin e Trump, çfarë deklaronte për Putinin kur filloi lufta në Ukrainë

Detaje të reja po dalin në dritë për njeriun që dyshohet se planifikoi të vriste ish-presidentin amerikan në fushën e golfit pranë rezidencës

Shtator 16, 2024 - 14:50
 0
Detaje të reja për atentatorin e Trump, çfarë deklaronte për Putinin kur filloi lufta në Ukrainë

Detaje të reja po dalin në dritë për njeriun që dyshohet se planifikoi të vriste ish-presidentin amerikan në fushën e golfit pranë rezidencës së tij në Mar-a-Lago, Florida.

Ryan Ruth, 58 vjeç, i cili jeton prej disa vitesh në Hawaii, ka rënë në mikroskopin e autoriteteve amerikane disa herë si një aktivist radikal dhe së fundmi si një mbështetës i Ukrainës, vendi që Rusia pushtoi.

Ai do të udhëtonte në Ukrainë dhe ishte gati “të luftonte dhe të vdiste në mbrojtje të vendit në luftë”, kishte shkruar Ruth pak pasi filloi lufta e Putinit në Kiev.

Me të mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Routh i tha një gazetari të AFP se “Putini është një terrorist që duhet shfarosur”, shkruan Bild.

Shumë reporterë të huaj kishin intervistuar Ruthin ndërsa ai po përpiqej të rekrutonte vullnetarë për Legjionin e Huaj në Sheshin e Pavarësisë së Kievit në verën e vitit 2022. Duke folur për edicionin rumun të revistës Newsweek, Ruth kishte deklaruar: “Për mua, shumë konflikte të tjera janë gri, por ky konflikt është padyshim bardh e zi.”

Ruth u rikthye në SHBA, ku ishte prej kohësh i njohur për autoritetet si një njeri i rrezikshëm. 58-vjeçari që tentoi të vriste Trump ka një precedentë penalë që daton në vitin 2002, duke përfshirë akuzat për posedim të një mitralozi plotësisht automatik. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.