Tajfuni Yagi, humbin jetën 350 persona, lëndohen mijëra të tjerë

Rritet numri i viktimave nga tajfuni Yagi. Sipas mediave të huaja, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 350, pasi

Shtator 16, 2024 - 16:10
 0
Tajfuni Yagi, humbin jetën 350 persona, lëndohen mijëra të tjerë

Rritet numri i viktimave nga tajfuni Yagi.

Sipas mediave të huaja, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 350, pasi stuhia shkaktoi 1,6 miliardë dollarë humbje ekonomike në vendin e Azisë juglindore.

Ndërkohë bëhet me dije se rreth 2 mijë persona të tjerë janë të lënduar nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Ministri i Planifikimit dhe Investimeve Nguyen Çi Dung tha se dëmi total paraprak i tajfunit vlerësohet në rreth 1.6 miliardë dollarë.

Ai shtoi se GDP-ja e vendit mund të tkurret me 0.35% dhe 0.22% në dy tremujorët e ardhshëm dhe 0.15% këtë vit.

Qeveria ka nisur një fushatë mbështetëse për të mbledhur një fond prej të paktën 40.7 milionë dollarë nga donatorët vendas dhe të huaj, për banorët e goditur nga stuhia.

Australia, SHBA, Japonia, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë zotuar gjithashtu të mbështesin Vietnamin për të kapërcyer pasojat e tajfunit Yagi.

India, Japonia dhe Zelanda e Re kanë dërguar tashmë ndihma në Vietnam.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.