Dy turistë spanjollë aksidentohen me motor në Theth

Dy shtetas spanjollë janë aksidentuar ditën e sotme në Theth. Sipas informacioneve A.S 27 vjeç dhe C.A 24-vjeç kanë qenë duke udhëtuar me

Shtator 16, 2024 - 17:00
 0
Dy turistë spanjollë aksidentohen me motor në Theth

Dy shtetas spanjollë janë aksidentuar ditën e sotme në Theth. Sipas informacioneve A.S 27 vjeç dhe C.A 24-vjeç kanë qenë duke udhëtuar me motor.

Drejtuesi i motorit A.S ka humbur kontrollin e motirt dhe për pasojë kanë dalë nga rruga. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Në fshatin  Theth, shtetasi spanjoll A. S, 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.