Hiqej si turist për të trafikuar drogë, shqiptarit i gjendet kokainë në paketë cigaresh, arrestohet dhe dëbohet nga Italia

Një shqiptarë ka rënë në prangat e policisë italiane. I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Sipas mediave të huaja, ngjarja

Shtator 16, 2024 - 17:10
 0
Hiqej si turist për të trafikuar drogë, shqiptarit i gjendet kokainë në paketë cigaresh, arrestohet dhe dëbohet nga Italia

Një shqiptarë ka rënë në prangat e policisë italiane. I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Borgo (L’Aquila). Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar shqiptarin.

Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta e të riut, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe.

Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë si dhe disa copëza celofoni. Gjithashtu, brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.

Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një bashkëpunëtorët e të arrestuarit.

Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin. Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.