Interi “blindon” Asllanin, këmbëarti shqiptar deri në 2028-ën zikaltër

E nisi me shumë skepticizëm aventurën e tij te Inter, herë në stol, e herë në tribunë, por sot Kristjan Asllani ka bërë

Shtator 16, 2024 - 17:35
 0
Interi “blindon” Asllanin, këmbëarti shqiptar deri në 2028-ën zikaltër

E nisi me shumë skepticizëm aventurën e tij te Inter, herë në stol, e herë në tribunë, por sot Kristjan Asllani ka bërë edhe më skeptikun që të besojë te ai.

Lojërat e tij bindëse, sjellja e tij në fushë dhe jashtë saj, por mbi të gjitha talenti ka bërë që drejtuesit zikaltër të rinovojnë kontratën me Asllanin edhe për 3 vite të ardhshme.


Asllani do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Ai po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.

Edhe pse gjatë merkatos emri i tij u lakua shumë, ku nuk munguan ofertat nga Premier League apo skuadra të tjera Italiane, Interi vendosi të mos e shësë, madje të vijoë të besojë te këmbëarti i Shqipërisë. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.