I lidhur këmbë e duar, atentatori i Trump merret në pyetje nën masa të rrepta sigurie

Autori i dyshuar për atentatin në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dalë para gjykatës në Florida këtë të hënë (16 shtator). Ryan Wesley Routh u mor në paraburgim të dielën, ndërsa prokurorët federalë ende nuk kanë shpallur akuza kundër tij. Ngjarja u regjistrua të dielën, në klubin e golfit të Trump, teksa autoritetet […]

Shtator 16, 2024 - 18:05
 0
I lidhur këmbë e duar, atentatori i Trump merret në pyetje nën masa të rrepta sigurie

Autori i dyshuar për atentatin në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dalë para gjykatës në Florida këtë të hënë (16 shtator). Ryan Wesley Routh u mor në paraburgim të dielën, ndërsa prokurorët federalë ende nuk kanë shpallur akuza kundër tij.

Ngjarja u regjistrua të dielën, në klubin e golfit të Trump, teksa autoritetet kanë konfirmuar se Routh nuk ka shtënë me armë. Sipas tyre, ka qenë një agjent i Shërbimit Sekret që ka hapur zjarri, pasi ka parë një person me pushkë duke kaluar nëpër shkurre.

Megjithatë, edhe pse Routh nuk ka qëlluar  me armë zjarri, ai ende mund të përballet me një akuzë për tentativë vrasjeje.

Kjo është përpjekje e dytë e dukshme në dy muaj për të vrarë Donald Trump, ndërsa ka çuar në pikëpyetje në lidhje me sigurinë e kandidatëve presidencialë të SHBA.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.