Skandali me mikrokreditë, zhbllokohen llogaritë e qytetarëve që u zhvatën nga “MCA” dhe “FINAL”

Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë. Vendimi i është përcjellë bankave, […]

Shtator 16, 2024 - 19:05
 0
Skandali me mikrokreditë, zhbllokohen llogaritë e qytetarëve që u zhvatën nga “MCA” dhe “FINAL”

Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë.

Vendimi i është përcjellë bankave, me kërkesën për të dërguar informacionin për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

“Që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve…kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve, nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca….Lista e emrave të qytetarëve që do t’u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet, me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara”, thekson prokuroria.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy MCA dhe Final, të cilat akuzohen për mashtrim të mijëra klientëve, të cilët ishin debitorë në banka, por që më pas u shtrënguan të merrnin kredi të reja, me norma interesi përtej logjikës së borxhit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.