Zyrtare, Interi rinovon kontratën me Asllanin deri në vitin 2028

Interi ka rinovuar kontratën me Kristjan Asllanin. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi zikaltër, që njofton zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028. Zërat e fundit, flasin për një largim të mundshëm të mesfushorit në merkaton e verës së ardhshme, por duket se besimi i kampionëve te futbollisti kuqezi, është i madh dhe […]

Shtator 16, 2024 - 19:30
 0
Zyrtare, Interi rinovon kontratën me Asllanin deri në vitin 2028

Interi ka rinovuar kontratën me Kristjan Asllanin. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi zikaltër, që njofton zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028.

Zërat e fundit, flasin për një largim të mundshëm të mesfushorit në merkaton e verës së ardhshme, por duket se besimi i kampionëve te futbollisti kuqezi, është i madh dhe këtë e konfirmon kontrata për katër sezone.

22-vjeçari është zëvendësues i Çalhanoglu dhe tek Interi besojnë se në një të ardhme, Asllani do të marrë në dorëzim çelësat e mesfushës.

Futbollisti nga Elbasani, është pjesë e Interit, nga vera e vitit 2022, kur u bashkua nga italianët e Empolit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.