VIDEO/ Atentati në tentativë ndaj Trump, publikohen pamjet e arrestimit të autorit

Zyra e Sherifit të Qarkut Martin në Florida, publikoi videon e arrestimit të Ryan Wesley Routh të dielën në një rrugë në Florida. Routh, i cili dyshohet se po planifikonte të sulmonte ish-presidentin Donald Trump teksa luante golf të dielën, u ndalua në autostradë pasi autoritetet thanë se një agjent i Shërbimit Sekret pikasi një […]

Shtator 16, 2024 - 20:10
 0
VIDEO/ Atentati në tentativë ndaj Trump, publikohen pamjet e arrestimit të autorit

Zyra e Sherifit të Qarkut Martin në Florida, publikoi videon e arrestimit të Ryan Wesley Routh të dielën në një rrugë në Florida.

Routh, i cili dyshohet se po planifikonte të sulmonte ish-presidentin Donald Trump teksa luante golf të dielën, u ndalua në autostradë pasi autoritetet thanë se një agjent i Shërbimit Sekret pikasi një person të dyshuar pranë klubit të golfit të Trump, pasi vuri re tytën e një pushke përtej gardhit rrethues.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjenti qëlloi në drejtim të personit të armatosur, i cili zyrtarët thanë se ishte 500 metra larg Trump. Bradshaw tha se nuk pati të shtëna nga personi i armatosur, i cili më vonë u largua me një makinë.

Bradshaw tha se një dëshmitar pa një burrë duke ikur nga shkurret. Routh më vonë u arrestua në Martin County, rreth një orë me makinë nga klubi i golfit i Trump.

Nga hetimet paraprake rezulton se autori kishte një të shkuar kriminale dhe ishte arrestuar më parë. Ai ishte dënuar për krime në Karolinën e Veriut. Ai u dënua në vitin 2002 për “posedim të një arme të vdekjes dhe shkatërrimit në masë” dhe ai u dënua në vitin 2010 për “shumë akuza të posedimit të mallrave të vjedhura”.

Ligji federal ndalon individët e dënuar për një krim të posedojnë armë zjarri, kështu që mbetet mister se kush ia dha armën me numër serial të fshirë, 58-vjeçarit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.