Zjarret në Portugali, banesat përfshihen nga flakët, humbin jetën dy persona

Portugalia është përfshirë nga zjarret masive, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mediat e huja raportojnë se disa shtëpi u përfshinë

Shtator 16, 2024 - 21:10
 0
Zjarret në Portugali, banesat përfshihen nga flakët, humbin jetën dy persona

Portugalia është përfshirë nga zjarret masive, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mediat e huja raportojnë se disa shtëpi u përfshinë nga flakët. 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.

Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por ende nuk dihet numri i saktë.

Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Një zjarrfikës u plagos gjithashtu.

Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.

Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.

Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.