FOTO/ Atentati ndaj Trump, FBI dhe Shërbimi Sekret japin detaje të reja: Çfarë u gjet në vendngjarje veç armës

Shërbimet Sekrete dhe FBI kanë dalë me detaje të reja sa i përket tentativës për vrasje të kandidatit për President të SHBA-ve, Donald

Shtator 16, 2024 - 23:15
 0
FOTO/ Atentati ndaj Trump, FBI dhe Shërbimi Sekret japin detaje të reja: Çfarë u gjet në vendngjarje veç armës

Shërbimet Sekrete dhe FBI kanë dalë me detaje të reja sa i përket tentativës për vrasje të kandidatit për President të SHBA-ve, Donald Trump, një ditë më parë në Florida.

Në fillim të konferencës, Prokurori i SHBA-së për distriktin jugor të Floridës, Markenzy Lapointe, thotë se Ryan Routh është akuzuar në Florida për vepra penale me armë zjarri.

Ai tha se agjentët gjetën në vendngjarje një aparat fotografik dixhital, një çantë shpine, një pushkë dhe një qese të zezë plastike që përmbante ushqim.

Lapointe thotë se FBI po udhëheq hetimin dhe se është “ende në fazat e hershme”.

Agjenti special i FBI-së i ngarkuar për zyrën në terren në Majami, Jeffrey B. Veltri thotë se oficerët po hetojnë çështjen si një “tentativë e dukshme për vrasje”.

“Ne e shohim këtë si jashtëzakonisht serioze dhe jemi të vendosur të japim përgjigje,” thotë ai.

Ai gjithashtu thotë se disa dëshmitarë civilë në vendin e ngjarjes janë intervistuar.

“Ekipi i përgjigjes së provave është duke mbledhur objekte të shumta,” theksoi ai.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.