Greqia si Spanja, “luftë” ndaj turistëve, masa shtrënguese për pronarët e apartamenteve për qira ditore

Greqia po ndërmerr një sërë masash për t’i paraprirë problemeve të brendshme që turizmi mund të krijojë në vend. Masat përfshijnë që nga

Shtator 17, 2024 - 09:50
 0
Greqia si Spanja, “luftë” ndaj turistëve, masa shtrënguese për pronarët e apartamenteve për qira ditore

Greqia po ndërmerr një sërë masash për t’i paraprirë problemeve të brendshme që turizmi mund të krijojë në vend. Masat përfshijnë që nga reduktimi i taksave për banesat që jepen me qira afatgjate e deri tek ‘shtrëngimi’ i kushteve që një apartament apo banesë duhet të plotësojë për t’u dhënë me qira ditore, njohur gjerësisht si Airbnb.

Këto detyrime pritet që të finalizohen edhe me miratimin e një ligji, i cili aktualisht është ende në shqyrtim të qeverisë greke.

Qeveria dhe veçanërisht Ministria e Turizmit po përcaktojnë parametra si sipërfaqja minimale e pronës, ndalimi i hapësirave nëntokësore, siguria nga zjarri, dezinfektimi i detyrueshëm, sigurimi i përgjegjësisë civile etj, për çdo Airbnb.

Në një intervistë të përbashkët të ministrave të Ekonomisë Kombëtare, Zhvillimit dhe Turizmit, u bë e ditur se po përgatitet një rregullore e re legjislative që do të përcaktojë specifikimet minimale operacionale dhe kushtet e sigurisë që duhet të respektohen nga pronarët që kanë prona me qira afatshkurtër.

Konkretisht, bëhet fjalë për këto rregulla:

  • Prona është marrë me qira e plotë.
  • Lejohet dhënia me qira e dhomës vetëm në banesën kryesore të qiradhënësit, ku ai ndodhet.
  • Sipërfaqja e pronës duhet të jetë prej të paktën 12 m2. për dhomën dhe 25 m2. për banesën.
  • Prona duhet të ketë ndriçim natyral, ajrim dhe ajër të kondicionuar ose ngrohje.
  • Ndalimi i hapësirave nëntokësore dhe gjysmë nëntokësore.
  • Numri maksimal i dhomave: 8 për pronë, me një numër maksimal personash në varësi të hapësirave të disponueshme të gjumit (2 krevate për dhomë gjumi).
  • Çertifikimin e shëndetit dhe sigurisë nga zjarri nga një inxhinier.
  • Sigurimi i përgjegjësisë.
  • Për apartamentet në ndërtesa banimi, do të jetë i nevojshëm certifikimi i ashensorit për përdorim komercial.

Shoqata e Shoqërive të Qiradhënies Afatshkurtër të Pronës është dakord për miratimin e specifikimeve minimale të funksionimit dhe kushteve të sigurisë, duke plotësuar me masat e mëposhtme:

  • Prania e detyrueshme e një aparati zjarrfikës.
  • Shenja për arratisje nga akomodimi në rast zjarri.
  • Ekzistenca e një ‘farmacie’ dhe çantë e ndihmës së parë, e rinovuar çdo gjashtë muaj dhe e kontrolluar përpara çdo check-in.
  • Dezinfektimi i detyrueshëm sanitar i akomodimit, me afishimin e certifikatës përkatëse.

Përveç kësaj, propozohet të merren parasysh një sërë kushtesh akomodimi, si p.sh.

  • Aspiratorë.
  • Ngrohje, ftohje, klimë të klasit energjetik A+ ose ventilator tavani.
  • Informacione të ndihmës mjekësore (të printuara ose dixhitale), si dhe numrat e telefonit të urgjencës në formë të printuar ose dixhitale në dhoma.
  • Sipërfaqe që nuk rrëshqet në vaskë ose dush.
  • Pajisje për përgatitjen e vakteve të shpejta, në varësi të numrit të shtretërve.
  • Frigorifer me ngrirje.

Megjithatë, fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Turizmit, e cila do të vijojë me rregullimin legjislativ të paketës së specifikimeve që do të vendoset përfundimisht./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.