Hakerat nga Vietnami sulme në rrjetet sociale të shqiptarëve, vjedhin të dhënat dhe më pas futen në llogaritë bankare

Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Janë disa raste

Shtator 17, 2024 - 11:20
 0
Hakerat nga Vietnami sulme në rrjetet sociale të shqiptarëve, vjedhin të dhënat dhe më pas futen në llogaritë bankare

Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Janë disa raste që janë zbuluar nga Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve mësohet se hakerat e huaj kanë dërguar mesazhe mashtrimi duke i kërkuar që të klikojnë në disa linqe të dyshimta. Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.

Nuk dihen se nga çfarë vendi janë hakerat, por numri që ata përdorin rezulton të jetë me prefiks nga Vietnami. Pasi ata arrinin që të merrnin të dhënat e profilit, më pas futeshin në llogarinë bankare duke transferuar shuma parash.

Kujtojmë që policia ditën e djeshme paralajmëroi qytetarët që mos t’i hapin mesazhetnë të cilat pretendohet verifikimi I llogarisë në Facebook dhe bëri apel pë rata që mund të jenë prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiten në polici.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.