Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet

Shërbimet kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2024 të ndikuara dhe nga turizmi. Ndryshe nga sektori i prodhimit që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë të këtij viti, përveç ndërtimit që ka shënuar rritje INSTAT ka publikuar statistikat për tremujorin e dytë të vitit mbi shërbimet, që përfshijnë […]

Shtator 17, 2024 - 11:45
 0
Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet

Shërbimet kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2024 të ndikuara dhe nga turizmi. Ndryshe nga sektori i prodhimit që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë të këtij viti, përveç ndërtimit që ka shënuar rritje

INSTAT ka publikuar statistikat për tremujorin e dytë të vitit mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024.

Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.