TikTok-u nën masa të rrepta në Shqipëri, AMA po fshin përmbajtjet e rënda

AMA ka lidhur bashkëpunim me platformën TikTok. Sipas këtij bashkëpunimi, në uebin e AMA është hapur një link i dedikuar ku qytetarët mund të denoncojnë përmbajtje që ata i gjykojnë si të dëmshme. Bëhet fjalë për përmbajtje dhune, abuzime me fëmijët, cenim i të drejtave të komuniteteve e të tjera. Për këtë çështje ishte e […]

Shtator 17, 2024 - 12:35
 0
TikTok-u nën masa të rrepta në Shqipëri, AMA po fshin përmbajtjet e rënda

AMA ka lidhur bashkëpunim me platformën TikTok. Sipas këtij bashkëpunimi, në uebin e AMA është hapur një link i dedikuar ku qytetarët mund të denoncojnë përmbajtje që ata i gjykojnë si të dëmshme.

Bëhet fjalë për përmbajtje dhune, abuzime me fëmijët, cenim i të drejtave të komuniteteve e të tjera.

Për këtë çështje ishte e ftuar mëngjesin e së martës në Dita Jonë Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, e cila i bën thirrje qytetarë që të denoncojnë shkeljet pasi ky institucion mund të reagojë direkt.

“Kjo është një iniciativë që nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri. Ne bashkëpunojmë me zyrën për Europën Juglindore me anë të një kanali komunikimi të drejtpërdrejtë. Ne presim nga qytetarët mjaft ankesa, por jo të gjitha janë në shkelje të ligjit. Bëhet një shqyrtim i tyre në institucion dhe më pas ne i raportojmë. Ne mund të raportojmë vetëm ato video që ligji ynë i ndalon.

Kemi fshirë pamje të dhunës, të gjuhës së urrejtjes për shkak të orientimit seksual, për diskriminim, për urrejtje të besimeve fetare. Kemi pasur raste të audiove të veprave kriminale. Mund të jap një rast, audio e një përdhunimi qarkullonte në TikTok dhe e bllokuam, ndërsa e kemi denoncuar edhe në policinë e Shtetit. Vepra nuk e di kur ka ndodhur”, u shpreh Krasniqi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.