Mbeti e bllokuar në banesën që po shkrumbohej, “Shqiponjat” shpëtojnë 19-vjeçaren në Tiranë

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sali Nivica”, ku

Shtator 17, 2024 - 13:50
 0
Mbeti e bllokuar në banesën që po shkrumbohej, “Shqiponjat” shpëtojnë 19-vjeçaren në Tiranë

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesën që po digjej.

 “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.