Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar, sa vite burg kërkoi SPAK për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim

Shtator 17, 2024 - 14:20
 0
Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar, sa vite burg kërkoi SPAK për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndodh dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi i Sukthit.

Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen. Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eleminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

SPAK ka kërkuar dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Për Genti Nderjakun është kërkuar dënim me 9 vite burg  dhe i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg.

8 vite burg janë kërkuar për Bashkim Haxhinë, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg.

Për Endrit Sinanin janë kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, ulje 1/3 përfundimisht me 5 vite burg dhe për Julian Pjetrin janë kërkuar po aq.

Ramazan Rraja u arrestua në afërsi të Fushë-Krujës. Në momentin e prangosjes atij iu gjet edhe një pistoletë në brez me fishek në fole gati për qitje.

Sipas policisë, 30-vjeçari nuk është larguar nga Shqipëria e gjatë kohës që ishte në kërkim fshihej në Durrës, Lezhë dhe Tiranë. Në momentin e arrestimit, ai u kap bashkë me Luis Konomin, i njohur ndryshe edhe si Elton Llozhi. Edhe ky i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për akuza të tjera.

Atentati ndaj ish-prokurorit nuk është e vetmja çështje që hetuesit e kanë lidhur me emrin e Ramazan Rrajës. Në tetor të vitit të kaluar, ai u mor në pyetje edhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u vra kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj si dhe dy shokët e tij. Rraja po ashtu më herët rezulton i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.