Drogoi dhe rekrutoi burra të tjerë të përdhunonin gruan e tij, dëshmon në gjykatë 71-vjeçari: Shkak, traumat e fëmijërisë!

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin dhe përdhunimin e bashkëshortes së tij, duke rekrutuar dhjetëra burra për ta abuzuar me të për

Shtator 17, 2024 - 14:20
 0
Drogoi dhe rekrutoi burra të tjerë të përdhunonin gruan e tij, dëshmon në gjykatë 71-vjeçari: Shkak, traumat e fëmijërisë!

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin dhe përdhunimin e bashkëshortes së tij, duke rekrutuar dhjetëra burra për ta abuzuar me të për më shumë se 10 vjet, ka pranuar të gjitha akuzat kundër tij në dëshminë e tij të parë që nga fillimi i gjyqit më 2 shtator.

Duke iu referuar 50 të bashkëpandehurve që akuzohen për përdhunimin e ish-gruas së tij Pelicot tha: “Unë jam një përdhunues si të tjerët në këtë dhomë”. “Ata të gjithë e dinin, nuk mund të thonë të kundërtën”, tha ai.

Vetëm 15 nga 50 të pandehurit pranojnë përdhunimin, ku shumica thonë se kanë marrë pjesë vetëm në akte seksuale.

Për ish-gruan e tij, Pelicot tha: “Ajo nuk e meritonte këtë. Isha shumë i lumtur me të”, tha ai në gjykatë.

Gisele, së cilës iu dha mundësia të përgjigjej menjëherë pas kësaj, tha: “Është e vështirë për mua ta dëgjoj këtë. Për 50 vjet, kam jetuar me një njeri që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se mund të ishte i aftë për këtë. I besova atij plotësisht.”

Edhe pse nuk lejohen kamera në gjykatë, gjyqi është i hapur për publikun me kërkesë të Gisèle Pelicot, e cila hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet në fillim të procesit. Ekipi i saj ligjor tha se hapja e gjyqit do ta zhvendoste “turpin” përsëri te të akuzuarit.

Pelicot, i cili është baba dhe gjysh, e filloi dëshminë e tij duke i treguar gjykatës përvojat traumatike të fëmijërisë dhe tha se ishte abuzuar nga një infermiere mashkull kur ishte nëntë vjeç.

Kur u pyet për martesën e tij me Gisèle, Pelicot tha se mendoi të vetëvritej kur zbuloi se ajo kishte një lidhje.

Gjatë gjithë dëshmisë së tij, Pelicot siguroi në mënyrë të përsëritur gjykatën se ai kurrë nuk e urrente gruan e tij dhe në fakt ishte i çmendur pas saj.

“Unë e doja pa masë dhe e dua akoma”, deklaroi ai.

Pelicot akuzohet gjithashtu për drogë dhe abuzim të vajzës së tij, Caroline, pasi fotot e saj gjysmë të zhveshura u gjetën në laptopin e tij. Ai më herët e ka mohuar këtë dhe të martën ka deklaruar gjithashtu se nuk i ka prekur kurrë nipërit e tij. “Unë mund ta shikoj familjen time në sy dhe t’u them atyre se asgjë tjetër nuk ka ndodhur,” tha ai./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.