Marrëveshja për emigrantët/ Shtyhet sërish hapja e kampit në Gjadër, Meloni: Na duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte!

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Kjo u bë e dije nga vetë kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni. Kryeministrja tha se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte. Këtë deklaratë Meloni e bëri pasi takimit me kreun e qeverisë britanike Keir Starmer. “Ne jemi duke punuar për këtë projekt me […]

Shtator 17, 2024 - 14:35
 0
Marrëveshja për emigrantët/ Shtyhet sërish hapja e kampit në Gjadër, Meloni: Na duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte!

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Kjo u bë e dije nga vetë kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni.

Kryeministrja tha se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte. Këtë deklaratë Meloni e bëri pasi takimit me kreun e qeverisë britanike Keir Starmer.

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, u shpreh ajo, sipas medias italiane Ansa.

Theksojmë se Kampi i Gjadrit ishte parashikuar të hapej në fillim Shtatorit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.