Shpërthim brenda një avioni në Greqi, anulohet udhëtimi! Pasagjerët në panik!

Një shpërthim ndodhi në një avion në aeroportin Heraklion në Greqi, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek pasagjerët, por edhe autoritetet. Shpërthimi, sipas creta24.gr, ka ndodhur pak para nisjes së planifikuar të avionit, i cili kishte si destinacion Anglinë. Sipas raportimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga pajisje elektronike, përkatësisht  nga një cigare elektronike, e […]

Shtator 17, 2024 - 17:10
 0
Shpërthim brenda një avioni në Greqi, anulohet udhëtimi! Pasagjerët në panik!

Një shpërthim ndodhi në një avion në aeroportin Heraklion në Greqi, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek pasagjerët, por edhe autoritetet.

Shpërthimi, sipas creta24.gr, ka ndodhur pak para nisjes së planifikuar të avionit, i cili kishte si destinacion Anglinë.

Sipas raportimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga pajisje elektronike, përkatësisht  nga një cigare elektronike, e cila ndodhej në çantën e një pasagjeri të vendosur në sediljen e avionit.

Avioni, i cili mbante 236 pasagjerë, në fund nuk u nis për në destinacionin e tij.

Ashtu siç pritej, shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar trazira dhe Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.