Defiçiti tregtar u rrit në Gusht! Tkurren eksportet me Kosovën, Italinë dhe Greqinë

46 miliardë Lekë vlerësohet defiçiti tregtar në vendin tonë gjatë muajit Gusht, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 11 %, në krahasim me muajin Korrik të këtij viti. Më konkretisht, INSTAT raporton se në Gusht eksportet e mallrave arritën vlerën […]

Shtator 17, 2024 - 17:20
 0
Defiçiti tregtar u rrit në Gusht! Tkurren eksportet me Kosovën, Italinë dhe Greqinë

46 miliardë Lekë vlerësohet defiçiti tregtar në vendin tonë gjatë muajit Gusht, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 11 %, në krahasim me muajin Korrik të këtij viti.

Më konkretisht, INSTAT raporton se në Gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld Lekë, duke u ulur me 18,2 %, në krahasim me Gushtin e vitit të shkuar dhe me 32,5 %, në krahasim me Korrik 2024.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 69 mld Lekë, ose 1,9 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 19,4 % me pak se në muajin Korrik.

Si tetëmujor, pra nga Janari në Gusht eksportet e mallrave kapën vlerën 255 mld Lekë, duke u ulur me 14,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld Lekë, duke u rritur me 3,2 %.

Deficiti tregtar në 8 muajt e parë të këtij vitit vlerësohet në 340 mld Lekë, duke u rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Në muajin Gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2023 janë: Italia, Kosova dhe Greqia.

Ndërsa vendet me të cilat gjatë muajit Gusht, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia, Kina dhe Turqia.

Gjatë periudhës Janar-Gusht të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Kosova dhe Greqia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.